FOTO/ VIP-at shqiptarë harrojnë të shkuarën, ja disa prej tyre që mbajnë shoqëri me ish-in e partnerit

Jun 18, 2020 | 20:55
SHPËRNDAJE

Historitë e dashurisë mes VIP-ave tërheqin gjithmonë vëmendjen e mediave dhe zhvillimet më të bujshme mes tyre sigurisht që mbesin në historinë e showbizz-it.

pjimage (5)

Kohët e fundit ata kanë treguar se mund të jesh mik me ish-in e partnerit dhe kjo nuk do të ishte aspak problem dhe disa nga VIP-at shqiptarë që e kanë dëshmuar këtë janë çiftet e mëposhtme.

dafi

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula prej vitesh ishin në një lidhje, e cila asokohe komentohej shumë në media dhe ndarja e tyre bëri bujë. Por edhe pas ndarjes, ata kanë mbetur miq e madje së shpejti do të publikojnë bashkëpunimin e tyre të ri. Po ashtu mike e mirë e Dafina Zeqirit duket të jetë edhe e dashuara e Ledrit, Sara Hoxha, e cila është parë në një foto me këngëtaren.

roza

Po ashtu Roza Lati dhe Stine dikur ishin në një lidhje për disa vite, ndërsa sot ata kanë mbetur miq. Roza mban marrëdhënie të mira jo vetëm me Stinen, por edhe bashkëshorten e tij, Gracielën.

mark aleks

Një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin kanë edhe partneri i Rudina Dembacajt, Marku me ish-bashkëshortin e saj, Aleksin. Madje së fundmi ata u panë bashkë në një ditë shumë të rëndësishme, në pagëzimin e Viktorias dhe fëmijëve të Markut.

teuta afrona

Po ashtu një marrëdhënie të mirë me ish-bashkëshorten e Bleros, ruan edhe Afrona. Modelja, e cila vitin e kaluar u kurorëzuar në martesë me këngëtarin, ka treguar se ato janë mikesha. Afrona dhe Teuta kanë drekuar bashkë e madje nuk mungojnë komentet mes tyre në rrjete sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura