FOTO-VIDEO/ Super-arma e re amerikane që do të “shkrumbojë” për pak sekonda municionet e armikut

Feb 23, 2021 | 21:05
SHPËRNDAJE

Ushtria Amerikane po zhvillon lazerin e saj më të fuqishëm, që është një milion herë më i fuqishëm se sistemet aktuale.

39634242-9288083-image-a-22_1614025522088

Shumica e armëve me lazer lëshojnë një rreze të vazhdueshme derisa një objektiv të shkrihet ose të marrë flakë, por Tactical Ultrashort Pulsed Laser (UPSL) për Platformat e Ushtrisë do të lëshojë shpërthime të shkurtra, të ngjashme me impulsin.

Pajisja është projektuar për të arritur një terawat për 200 femtosekonda, e cila është një e katërta e milionta e sekondës, krahasuar me maksimumin prej 150 kilovat të sistemeve aktuale.

9096966-7655661-Real_laser_in_action_The_USS_Ponce_was_equipped_with_an_XN_1_LaW-a-2_1573042283551

Edhe për atë kohë pafundësisht të vogël, UPSL mund të avullojë sipërfaqen e një droni.

Është menduar gjithashtu se një shpërthim i tillë do të prishë sistemet elektronike aty pranë, duke e bërë atë një impuls elektromagnetik funksional (EMP).

Grupi ushtarak amerikan po synon të ketë një prototip të punës deri në gusht 2022.

Ushtria amerikane po investon shumë në armë lazer, të cilat synon t’i përdorë për të djegur dronë armësh dhe raketa.

Sistemet lazer drejtohen më mirë në ‘objektiva të vegjël, të shpejtë, si dronët ose raketat’, sipas New Scientist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura