FOTO + VIDEO/ “La Catrina” shefe e bandës monstruoze që masakroi 13 oficerë, ekzekutohet në një shkëmbim zjarri me policinë

Jan 14, 2020 | 10:06
SHPËRNDAJE

Shefja e kartelit të drogës María Guadalupe López Esquivel në Meksikë humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë vendase.

 pjimage (42)

María Guadalupe López Esquivel, njohej me pseudonimin ‘La Catrina’, 21 vjeç, shefe e bandës monstruoze që masakroi 13 oficerë policie në tetor.

Zyrtarët në Michoacán thanë se gjashtë burra të armatosur u arrestuan, ndërsa një grua humbi jetën pasi ata hapën zjarr ndaj ushtarëve dhe policisë në të njëjtën zonë ku ndodhi prita e tetorit.

Zyrtarët e shtetit fillimisht nuk siguruan identitetin e gruas së vrarë në shkëmbimin e zjarrit që ndodhi të premten, por videot dhe fotot e postuara në internet të Dielën vonë, treguan gruan e plagosur në dollap, me një tatuazh të një “Cat Catrina” në kofshë.

Fotografitë e gruas të qarkulluar më parë treguan të njëjtin tatuazh në të njëjtin vend, disa foto gjithashtu tregojnë se ajo mban një pistoletë.

cat1 la catrina catrina caterina cat bande

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura