FOTO- VIDEO/ Tërmeti tragjik në Turqi, shkon në 15 numri i viktimave, vijojnë kërkimet nën rrënoja. Erdogan: Jemi në gatishmëri të plotë

Jan 24, 2020 | 22:50
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në 15 numri i personave që humbën jetën në Turqi si pasojë e tërmetit tragjik me mganitudë 6.8 që goditi vendin.

Sipas mediave turke 8 njerëz humbën jetën në Elazig, ku ishte dhe epiqendra e tërmetit dhe 6 persona të tjerë në Malatya, ndërsa 225 të tjerë janë plagosur.

ndertes2

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka uruar mëshirë nga Zoti për viktimat e tërmetit tragjik që tronditi Turqinë lindore mbrëmjen e sotme, ndërsa shtoi se shteti është në gatishmëri të plotë.

“Si President, dua t’ju bëj me dije se po e ndjekim situatën nga afër. Ne qëndrojmë pranë kombit tonë me të gjitha institucionet dhe organizatat tona, veçanërisht AFAD dhe Kızılay. Uroj mëshirë nga Zoti për vëllezërit tanë që humbën jetën në tërmet dhe uroj shërim të menjëhershëm për ata që u plagosën.”

Deri më tani janë raportuar 35 tërmetet të tjera, pas ngjarjes kryesore, me magnitudë nga 2.7 deri në 5.4.

Dëmet materiale të shkaktuara janë të shumta, ku flitet për 5 ndërtesa të rrënuara tërësisht dhe 10 të dëmtuara.

Forcat turke vijojnë kërkimet në terren për të mbijetuar, ndërkohë që problem janë edhe temperaturat mjaft të ulëta në zonë që shkojnë  deri në -7 gradë celsius.

BZe7DGXMLUyCFLDAGtGAVw 5e2b51a779da3e26808a1fa7

termet 2 termet1

ndertes1 ndertesa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura