VIDEO/ Gazlotsjellës në Kuvend, Haradinaj: S’ishte gjë, por ç’do bëjmë

Oct 8, 2015 | 13:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, paralajmëroi veprime edhe më të mëdha sesa hedhja e gazit lotsjellës në seancën e sotme, transmeton “Ekspress”.

Ai tha se nuk është asgjë alivanosja e dy deputetëve, por duhet pritur të shihen se çfarë do jenë veprimet në të ardhmen.

Sakaq, pasi hodhën gaz lotsjellës në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka thënë se gazin e kanë siguruar nga koha kur protestonin kundër Jabllanoviçit.

tymiii

“Gazi lotësjellës që u hodh në Kuvendin e Kosovës është marrë nga aktivistët tanë gjatë protestave të janarit, kundër Jabllanoviqit. Kjo ishte një nga qindra bombolat e gazit që janë hedhur mbi ne në ato protesta, por që nuk ka shpërthyer. Aktivistët e kishin gjetur në rrugë. Sot deputetët e përdorën atë bombolë”, thuhet në këtë njoftim, shkruan “Blic”.

Tensionet në Kuvendin e Kosovës kanë vazhduar edhe sot. Kryetari i mbylli punimet pas përfundimit të shqyrtimit të disa projektligjeve, ndërsa opozita ka hedhur edhe gazlotësjellës.

Deputetët e opozitës, fillimisht kanë përdorur bilbilë për të bllokuar seancën e Kuvendit. Më pas, duke parë se kjo gjë nuk po “funksionon”, kanë hedhur ujë dhe pastaj edhe gaz lotsjellës brenda sallës së Kuvendit.

Megjithatë, me gjithë kushtet jo të përshtatshme për punë, deputetët e pozitës kanë arritur të miratojnë disa ligje dhe është bërë përfundimi i seancës.

tymi-seance

fishkellima]
Pasi nuk mundi ta ndalë rrjedhën e seancës me fishkëllima, disa deputete, si Albulena Haxhiu, ka filluar të hedhë ujë në drejtim të nënkryetarit Xhavit Haliti.

bllokim

Me heret, deputetet e opozites bllokuan pjesën e foltores së Kuvendit duke mos dashur ta lejojnë vazhdimin e seancës. Kurse kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar që të lirohet menjëherë ajo pjesë. 

bllokim3Ndërkohë, zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka paralajmëruar vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit, por duket se ajo ka deshtuar.

bllokim2

bllokim1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura