FOTO + VIDEO EKSKLUZIVE/ “Na diskriminuan”, plas në Kategorinë e Dytë! Furgonat e policisë futen në fushë, shikoni çfarë i ndodh ekipit të Maliqit

Jul 12, 2020 | 20:43
SHPËRNDAJE

 

Duket e pamundur, që dhuna mos jetë prezent në Kategorinë e Dytë. Një incident i paprecedentë ka ndodhur në fundit ne ndeshjes mes Albpetrolit dhe Maliqit e cila përfundoi në barazim 1-1. 

Maliqi logo

Një grup futbollistësh të ekipit vendas kanë sulmuar gjyqtarin e sfidës Erjon Bastari, si dhe disa prej futbollistëve të Maliqit. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit dhe atyre shqiponja, për të shmangur një ngjarje të rëndë.

Maliqi ne Patos logo

Menjëherë pas këtij incidenti, furgonat e policisë kanë hyrë në fushë, për të marrë në mbrojtje gjyqtarët dhe ekipin mik, që në fund është larguar nga dalja emergjente e stadiumit dhe jo nga dhomat e zhveshjes.

Policia logo

“Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë foto dhe video ekskluzive nga ngjarja në Patos. “Na diskriminuan”, dëgjohet të thotë në sfond, mesfushori i Maliqit, Shkëlzen Take. Në pamje vërehen edhe forcat e shumta të policisë që shoqërojnë ekipin e Maliqit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura