FOTO-VIDEO/ E varrosën në gusht, foshnja gjendet në tetor

Oct 21, 2019 | 20:54
SHPËRNDAJE

Ky është momenti i tmerrshëm kur fshatarët furishëm gërmuan një varr duke zbuluar një djalë të porsalindur, i cili u varros gabimisht pasi familja mendoi se kishte vdekur. Policia tani po heton se si është bërë një gabim i tillë pasi gjyshi i fëmijës pa emër i tha se si ai kishte “ndalur frymën”.

1-2-1250x596-33

Banorët e fshatit Nanbaita Jiao Xinglu dhe Zhou Shangdong ishin duke mbledhur kërpudha në periferi të qytetit të Laiwu, në Provincën Shandong të Kinës Lindore, kur ata u gjetën të porsalindurin e varrosur atë mëngjes.

Jiao tha: “Zhou Shangdong dhe unë e gjetëm atë në 21 gusht ndërsa ishim duke mbledhur kërpudha në male. Ne dëgjuam zhurma sikur lehte një qen”.

Ndërsa mbërritën, grupi dyshoi se kishte një fëmijë nën tokë dhe vendosi të gërmonte, teksa zëri po ligështohej dhe përfundimisht u ndal.

Doktori lokal Zhou Shanghong hap kutinë dhe fillon ekzaminimin bre bebes.

Ai u transferua në spital për trajtim.

Me peshë pak më shumë se 1 kg, djali u konstatua se vuante nga anemia dhe verdhëza, por që atëherë është rikuperuar në shëndet të plotë.

Doktori Zhao Lei tha për djalin tani dy muajsh se peshon rreth 4 kg është i shëndetshëm.

Më 20 tetor, vetëm tre ditë pasi policia lokale njoftoi se ata ende po përpiqeshin të gjurmonin familjen e fëmijës, një burrë që e identifikoi veten si gjyshi i djalit u shfaq në Stacionin Policor.

Banori vendas i quajtur Z. Liu tronditi policinë kur pranoi se ai dhe familja e tij kishin varrosur djalin, më i riu i vëllezërve binjakë, pasi “vdiq” një ditë pas lindjes.

Ai ishte i habitur kur pa se djali ishte “rikthyer në jetë” në lajmet lokale, dhe vendosi t’i tregojë policisë.

Liu tha: “Pasi lindi në spital, ai u mbështet në një aparat frymëmarrjeje për të marrë frymë. Ai kishte një infeksion të rëndë në mushkëri dhe nuk mund të merrte frymë më vete. Ai vdiq ditën e dytë. Ai nuk mund të pinte apo të hante. Pasi ai vdiq, ne e varrosëm. Nuk e dija se ai ishte gjallë. Edhe jam i befasuar. Unë nuk mund të ndalem së menduari për të. Jam i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtën kohë“.

Autoritetet lokale thanë që ata ende po verifikonin pretendimet e z. Liu dhe po hetonin. Gjyshi tha që vëllai më i madh binjak i djalit ishte i shëndetshëm.

2_PAY-AsiaWire-BuriedNewborn-11ed 0_PAY-AsiaWire-BuriedNewborn-02 1_PAY-AsiaWire-BuriedNewborned-12 0_PAY-AsiaWire-BuriedNewborn-01

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura