FOTO/ Veshur me të zeza, Bebe Rexha fotografohet krah mashkullit misterioz kapur për dore

Mar 8, 2020 | 22:12
SHPËRNDAJE

Bebe Rexha shijoi një darkë romantike me një shok misterioz në restorantin Delilah në Los Angeles, mbrëmjen e së shtunës.

bebe 1

Këngëtarja, 30 vjeçare i habiti të gjithë me shoqëruesin, i cili fotografohej për herë të parë pranë saj, të dy të kapur për dore.

‘MailOnline’ ka kontaktuar me përfaqësuesit e Bebe Rexhës për të marrë komente të mëtejshme mbi mashkullin misterioz që po e shoqëronte këtë mbrëmje, por nuk ka marrë përgjigje.

Në një deklaratë të fundit, artistja me origjinë shqiptare u shpreh: “Nëse dua të bëj miqësi me dikë, thjesht do ta bëj. Nuk më intereson kush është. Unë kam shumë energji për momentin”.

Paraqitja e Bebe-s vjen pasi ajo foli hapur në publik për çrregullimin e saj bipolar dhe mënyrën sesi ajo ka arritur të kapërcejë sëmundjen mendore për të realizuar ëndrrat e saj.

bebe 3 bebe 2 bebe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura