FOTO/ Vdes njeriu më i gjatë në botë

Nov 11, 2015 | 17:34
SHPËRNDAJE

Ndërron jëtë në moshën 26 vjeçare njeriu më i gjatë në botë. Pornchai Saorsri 2.7 metra i gjatë, pati probleme shëndetësore të cilat iu shkaktuan nga zhvillimi i pazakontë që kishte.
njeriu i gjate 1  
Për 26-vjeçarin nga Tailanda ishin kujdesur prindërit e tij dhe motra 15-vjeçare. Nëna e tij tha se e kishte gjetur djalin “gjigand” të vdekur paraditen e sotme teksa ishte kthyer në shtëpi.

Ajo tregoi për “The Sun” se djali disa ditë më parë ishte shtruar në spital, por mjekët nuk i kishin dhënë shpresa.
njriu i gjate 3
Pas daljes në media të sëmundjes që njeriu më i gjatë i botës kishte, në ndihmë  të tij ishin mbledhur afro 2020 dollarë nga donatorë të ndryshëm.

Pas vdekjes së tij familja deklaroi se një pjesë të parave të grumbulluara do ti përdorte për të shpaguar shtëpinë e tyre, të cilën e kishin lënë peng për të marrë një kredi dhe pjesa tjetër do të mbulojë shpenzimet e funeralit.
njeriu i gjate 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura