FOTO/ Valeri ironizon Xhesika Ndojin: Kemi marrë oferta nga ministra dhe s’kemi bërë tellalin

Feb 6, 2016 | 22:19
SHPËRNDAJE

Modeli dhe ish-garuesi në “Big Brother” Valer Kolnikaj ka ironizuar keqas këngëtaren Xhesika Ndojin, për deklaratat e kësaj të fundit se kishte marrë ofertë nga një deputet i PD-së që të ishte e dashura e tij sekrete.

ValeriKolnikaj ka reaguar edhe në facebook, duke ironizuar deklaratat e Ndojit. Ai ka thënë me ironi se ka marrë oferta personale nga ministra dhe nuk i ka bërë publike, ndërsa Xhesika i merr ofertat përmes shoqes së saj të ngushtë.

Gjithashtu Kolnikaj shkruan se ai dhe shumë deputetë do të paguanin 10-fishin vetëm që Xhesika Ndoji të mos këndonte më. I menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtares, që i është përgjigjur Kolnikajt.

Kolnikaj1

Kolnikaj2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura