FOTO/ Urbani i ‘Unazës’ tani vjen me një shofere shumë të njohur për publikun

Jun 2, 2016 | 16:40
SHPËRNDAJE

Ajo ka spikatur gjithmonë jo vetëm këngëtare dhe tekstshkruese por edhe si një vajzë plot humor.

Rozana Radi është pjesë e kastit të artistëve që marrin pjesë në spektaklin ‘Your Face Sound Familiar’ ku ka dalluar për imitimet e saj fantastike.

Këtë javë, që është edhe nata përmbyllëse e spektaklit, ajo do të vijë krejtësisht ndryshe dhe me siguri do ta befasojë sërish publikun… Por deri atëherë ajo na bën një tjetër surprizë duke na u shfaqur si shofere e autobusit të linjës së Unazës së Tiranës.

“Ndjesi shume e bukur.Shofere autobusi per nje dite.Linja e Unazes”, shkruan ajo bashkangjitur fotos së publikuar në profilin e Instagramit.

rreere

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura