FOTO/ U përplas me makinën që vinte përballë, humb jetën 18-vjeçari shqiptar. Plagosen rëndë prindërit me dy fëmijë

Nov 18, 2019 | 14:17
SHPËRNDAJE

68357655_1146239618913256_1926284603098660864_n

Ky është 18-vjeçari nga Prishtina, i cili mbrëmjen e djeshme në qytetin Waldburg në Baden-Württemberg të Gjermanisë ka humbur jetën në një aksident rrugor, ku u përplasën dy makina.

18-vjeçari me inicialet B.R. vdiq në vend, ndërsa 4 persona të tjerë janë lënduar rëndë.

Mediat gjermane tregojnë se makina e të riut kosovar kishte hyrë në korsinë e kundërt, duke u përplasur me veturën tjetër që brenda saj ishin 4 persona (dy fëmijë dhe 2 prindërit).

Po ashtu, policia gjermane ka konfirmuar këtë lajm në mëngjesin e sotëm, ku tha se të dielën mbrëma ndodhi aksidenti dhe rruga mbeti e mbyllur plotësisht deri në orën 21.15 midis Waldburg dhe Badstuben (rrethi Ravensburg).

Gjithashtu, policia gjermane bën të ditur se fëmijët që ishin të përfshirë në këtë aksident ishin të moshës dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç dhe gjendja e tyre është e rëndë. /Albinfo.ch

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura