FOTO/ U gjet i vrarë sot në Shkodër nga familjarët në vendin e punës, reagon Policia

Jun 18, 2018 | 20:38
SHPËRNDAJE

SENAD NIKSHIQI/ Mehdi Kavaja rreth 60 vjec eshte gjetur pa shenja jete ne punishten e tij ne lagjen Tophane te Shkodres ku ai bente riparime bravash te automjeteve.

mehdi-kavaja

Fillimisht u mendua se vdekja ka qene per shkaqe natyrale, por pas hetimit te kryer nga ana e policise dhe ekspertizes mjeko-ligjore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i dhunes se ushtruar ndaj tij. Ku eshte konstatur nje vrime ne koke dhe pas autopsise eshte gjetur edhe nje plumb brenda.

Kane qene familjaret e tij qe kane gjetur 60 vjecarin te pa jete ne punishten e tij dhe kane njoftuar policine e cila ka bere edhe transportimin e trupit me ane te ambulances ne spitalin e Shkodres.

Mehdi Kavaja kishte vite qe kishte punishten ne lagjen Tophane ku kishte edhe shtepine por nuk kishte konflikte me askend.

Ende nuk ka nje piste rreth shkaqeve te kesaj ngjarje. Policia e Shkodres ka nisur hetimin. Familjaret e kane gjetur te pa jete.

Shkodër

Informacion Paraprak

Më datë 18.06.2018, në ora 15:30, jemi njoftuar se në lagjen Salo Halili, Shkodër, në servisin e tij për automjete, është gjetur i vdekur shtetasi M. K. 60 vjeç, banues lagje “Salo Halili”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se viktima ka një vrimë në kokë, por pritet akti i plotë i ekspertizës mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit.

Në vendngjarje po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes nëse kemi të bëjmë me vrasje apo ngjarje aksidentale.

SHK4 SHK3 SHK2 SHK1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura