FOTO / Transmetim në nivel amator, shihni si do të filmohet ndeshja e Teutës

Jul 27, 2021 | 18:36
SHPËRNDAJE

Ndeshja mes Inter D’Eskaldes dhe Teutës në Ligën e Konferencës do të luhet në stadiumin e vetëm që ka Andorra, “Estadio Comunal”. Por transmetimi i saj për TV nuk do të jetë ai i zakonshmi me të cilin jemi mësuar duke parë në rastet kur në atë impiant ka zbarkuar përfaqësuesja shqiptare e futbollit.

kamera andorra (1)

Nëse UEFA kujdeset që to ndeshje të kenë mbulim sa më të mirë duke vendosur kënde në anë të ndryshme të stadiumit për të mos humbur asgjë nga sfidat, në turet eliminatore të kompeticioneve europiane për klube, gjithçka u lihet në dorë klubeve. Dhe klubi i Inter D’Eskaldes ka vendosur që për këtë transmetim të ketë vetëm një kamera.

andorra kamera (1)

Ajo është vendosur në pjesën ballore, në një tribunë të improvizuar për transmetimet televizive dhe do të jetë nga ajo pikë që do të pasqyrohet i gjithë takimi, nga një këndvështrim i vetëm, me pamjet që do u dërgohen televizioneve që do të transmetojnë sfidën. Një sistem amator, po të marrësh në konsideratë se sa kanë avancuar transmetimet televizive në ditët e sotme në futboll, aq më tepër në arenën ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura