Foto/ Tragjedia në Itali, kjo është foshnja shqiptare që u masakrua nga qentë e racës pitbull

Sep 19, 2017 | 8:58
SHPËRNDAJE

Vogëlushja që shikoni në foto është Victoria Zikaj 13 muajsh, vajza e emigrantit shqiptar Egi Zikaj, e cila u masakrua dje për vdekje nga dy qen pitbull në shtëpinë e gjyshit të saj. Nga sulmi ka mbetur i lënduar dhe gjyshi i vogëlushes, i cili është i shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

foshnja1

Mësohet babai i vogëlushes ishte i martuar me një 22 vjeçare italiane Olga De Luca, e cila kur ka marrë vesh lajmin e hidhur ka pësuar gjendje shoku dhe është shtruar në spital.

Shqiptari thuhet se nuk ishte në Itali, në momentin kur ka ndodhur ngjarja pasi kishte humbur vendin e punës dhe kishte emigruar në Gjermani.

foshnja

“Një ngjarje që nuk mund të shpjegohet. Nuk gjej fjalët. E gjithë qyteza është në zi për tragjedinë që ka goditur këtë familje”, u shpreh për mediat italiane Mauro Brunetti, nënkryetari i bashkisë së komunës së Flero.

foshnja1 (1)

Ngjarja ndodhi rreth orës 19.30 të mbrëmjes së shkuar ndërsa vogëlushja ndodhej në banesë vetëm me gjyshin e saj. Gjithçka ndodhi brenda pak minutash kur vogëlushja iu largua kontrollit të gjyshit duke dalë në oborrin e shtëpisë për të luajtur me qentë.

foshnja2

Skuadra e ndihmës së shpejtë e thirrur nga fqinjët e familjes, mundi të hyjë në banesë vetëm pasi forcat e rendit i vranë me armë zjarri qentë.

foshnja3

Ndërsa fqinjët e familjes kanë pohuar se shumë herë kanë denoncuar në polici sjelljen agresive të dy qenve. Vetëm pak ditë më parë ata kishin sulmuar një banore të zonës që po shëtiste aty pranë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura