FOTO/ Tjetër cunami i fuqishëm në Indonezi, të paktën 168 persona kanë humbur jetën

Dec 23, 2018 | 9:53
SHPËRNDAJE

Një cunami i fuqishëm goditi Indonezinë të shtunën. Të paktën 168 persona janë vrarë në ishujt e Java dhe Sumatra në Indonezi, kur një cunami goditi zonat e vendosura rreth Sunda Strait të shtunën pas rrëshqitjes së dheut nëndetar shkaktuar nga aktiviteti i vullkanit  Krakatoa, njoftoi agjencia për lehtësim të fatkeqësive në Indonezi.

2574923

Në Sunda Strait, midis ishujve Java dhe ishujve Sumatra 62 persona janë vrarë, 584 janë plagosur dhe 20 rezultojnë deri tani të humbur. Mendohet se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi shumë njerëz rezultojnë të zhdukur.

image

Dyshohet se shkak i cunamit ka qenë rrëshqitja e tokës në det pas shpërthimit të vullkanit ‘Anak Krakatoa’. Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.

image (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura