FOTO/ Tifozi korçar e quan tradhtar, Osmani i kthehet: Ke të drejtë, sepse…

Aug 20, 2018 | 16:27
SHPËRNDAJE

Tefik Osmani mbetet një personazh i thumbuar në futbollin shqiptar, jo vetëm në fushën e lojës. Të shumta ishin reagimet në këtë merkato, kur ai zgjodhi të largohej nga Skënderbeu, ndërkohë që akoma më shumë furtunë, shkaktoi deklarata e tij, ku thoshte ndihej i tradhtuar nga klubi korçar.

osmani

Në një foto të postuar ditën e sotme në Facebook, Osmani poston një njeri që qëndron i vetëm në një varkë në mes të detit, ku gjendet i rrethuar nga shumë peshkaqenë, duke lënë të nënkuptohet diçka.

Por, ajo që bie në sy është komenti i një tifozi korçar, të cilit vetë Osmani i ka replikuar. “Do ngelesh lojtari më i rryer për tifozat e KF Skënderbeu, u tregove tradhtar, e le ekipin në baltë. Edhe pse ti do ishe i pari që do pranoje edhe me ulje rroge sepse ke detyrime se je korçar” – shkruan tifozi në postimin e Osmanit.

Por, ndërkohë, nuk ka vonuar reagimi Osmanit, i cili në këtë koment replikon: “Ky është mendimi yt, ke të drejtë ngaqë nuk i di të gjithë. Është njësoj si të them unë ty, pse jeton në Tiranë kur je korçar.”

Capture

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura