FOTO/ Tifozët nxjerrin blof Ronaldon, i publikojnë pamjet kur ishte imazh i… Coca Cola-s

Jun 16, 2021 | 23:27
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme Kristiano Ronaldo u bë viral me veprimin e tij në konferencën për shtyp para sfidës Hungari-Portugali.

Ronaldo

Ylli portugez largoi nga tavolina dy shishe Coca-Cola me arsye se nuk duhet t’i përdorim dhe duhet të ushqehemi shëndetshëm. Por, fansat e kanë kryqëzuar menjëherë Ronaldon, duke i postuar disa foto të vjetra ku shfaqej si imazh i kompanisë Coca-Cola dhe asaj ushqimore KFC.

ronaldo cola

Veprimi i Ronaldos ishte fatal dhe për kompaninë e cila pësoi 4 milardë dollarë humbje brenda pak orëve, teksa nuk dihet nëse ishte një veprim i nxitur nga CR7 apo ishte me qëllim të drejtë.

ronlado kfc

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura