FOTO/ Tifozët e Kosovës tallen për biletat: Mjaltë për… mos-bllokim të faqes

Nov 12, 2019 | 19:25
SHPËRNDAJE

Ishte njoftuar se ditën e sotme duke filluar nga ora 16:00, do të fillonte shitja e biletave, për ndeshjen Kosovë-Angli.Kosoo111-600x360

Megjithatë ueb faqja që kishte marrë përsipër shitjen e biletave, jo që nuk ka nisur akoma shitjen e tyre, por nuk është as aktive. Kërkesat e larta për të siguruar një biletë për këtë ndeshjes të rëndësishme, ka bërë që ky sajt të bjerë nga sistemi.

Sapo kompania “tiks.app” kishte njoftuar se kishte probleme për shkak të ngarkesës së madhe, të shumtë ishin personat që plasën ofendimet e tyre. Madje kishte edhe nga ata që nisën të tallen me këtë.

Një nga talljet ishte edhe ajo e mjaltit, e cila është bërë një trend tashmë, me situata qesharake. “Mjaltë për mos-bllokim të faqes për biletat Kosovë – Angli.”, shkruhet në pjesën reklamuese të kavanozit të mjaltit.auto_mjalti1573579776

Pikërisht kohët e fundit në rrjetet sociale qarkullojnë shumë emërtime ironike, për sa i përket kavanozave të mjaltit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura