FOTO/ Tërmeti katastrofik në Durrës shkaktoi edhe një fenomen tjetër të pazakontë natyror. Çfarë zbulojnë mediat italiane

Nov 28, 2019 | 16:50
SHPËRNDAJE

Tërmeti katastrofik që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ka shkaktuar ngritjen e tokës me rreth 10 centimetra afër qytetit të Durrësit.

rrenoja termet4

Fakti i pazakontë bëhet i ditur nga agjencia e njohur italiane “Ansa”, sipas të cilës këtë fakt e tregon sateliti Sentinel-1 i programit evropiane të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), i cili ka analizuar të dhënat.

Harta e deformimit të tokës e marrë në bazë të të dhënave nga satelitët Evropian Sentinel, tregon deformimin e tokës, siç ka ndodhur në tërmetet vitit 2009 në L’Aquila, 2012 në Emilia Romagna dhe 2013 në Lunigiana.

Deformimi u mat nga platforma në internet Geohazard-tep, e zhvilluar nga ESA, duke përdorur imazhet e marra nga satelitët Sentinel-1 nga i njëjti vend, para dhe pas tërmetit. Krahasimi midis dy pamjeve bëri të mundur marrjen e një interferogrami, dmth hartën e zhvendosjes së tokës.

Kjo bazohet gjithashtu edhe tek sinjalet elektromagnetike të emetuara nga sateliti i pasqyruar nga sipërfaqja e tokës dhe e kapur nga sensori, i cili përfaqësohet në imazhin e marrë me cikle të ndryshme ngjyrash.

57195704b6b541dc3768d80e074d592b (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura