Tensionet në komunën e Zveçanit kanë lënë disa të lënduar, raportojnë mediat në Kosovë.
Gazeta Koha raporton se ka pasur përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it, ku janë hedhur gurë e sende të ndryshme nga protestuesit.
Përkundër thirrjeve të KFOR-it, protestuesit në Leposaviç nuk janë shpërndarë.
Me thirrje nacionaliste e fyerje ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve që po i përcjellin zhvillimet atje, po vazhdojnë të qëndrojnë protestuesit para ndërtesës së komunës së Leposaviçit.
Po ashtu është djegur edhe një makinë e forcave të policisë së Kosovës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al