FOTO/ Të shtëna armësh në SHBA, plagosen 3 oficerë dhe disa qytetarë

Nov 27, 2015 | 22:38
SHPËRNDAJE

Tre oficerë policie dhe disa qytetarë kanë mbetur të plagosur nga një sulm me armë në Colorado Springs, në SHBA.

_86921646_de27-1

Mediat amerikanë citojnë një zyrtar të policisë lokale që thotë se disa civilë mendohet të jenë plagosur. Autori i kësaj ngjarjeje është ende i lirë dhe forcat policore janë vënë në kërkim të tij.

Incidenti ndodhi pranë një klinike të planifikimit familjar, ndërsa ende mbetet e paqartë nëse ishte ndërtesa në shenjestër apo agjentët e policisë.

Policia ka thënë se “zona nuk është e sigurt” në një njoftim në rrjetin social “Twitter”.

Një dëshmitar pranë zonës ku u shënua incidenti ka thënë se dëgjoi rreth 20 të shtëna me pistoletë në harkun kohorë prej 5 minutash.

_86924398_86924397

Sipas “BBC” të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmën e parë në spital, ndërsa policia u ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë pranë banesave të tyre.

_86921648_uscoloradosprings

Shkrimi i publikuar ne "BBC"
Shkrimi i publikuar ne “BBC”

CU1zwwRWsAEquLC

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura