FOTO/ Të dehur dhe të shtrirë në rrugë, ja e festuan Shën Valentinin të dashuruarit

Feb 15, 2020 | 13:52
SHPËRNDAJE

Të dashuruarit festuan dje Shën Valentinin. Por për disa prej tyre festa nuk shkoi edhe aq mirë pasi përfunduan të shtrirë në rrugët e Anglisë.

Disa çifte u gjetën të ulur në stola dhe duke pirë pije alkoolike në Birmingham, Newcastle dhe Leeds.

Dhe disa të tjerë kishin nevojë për ndihmën e mjekëve pasi lënduan veten dhe pinë më shumë se ç’duhet.

Dhjetëra prej tyre e kaluan natën romantike më shumë të shtrirë në rrugë sesa duke shijuar atë çfarë mbrëmja ofronte.

Megjithatë disa çifte shfrytëzuan rastin për tu kënaqur dhe u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar në rrugë.

Disa prej djemve mbanin të dashurën në kurriz ose në krahë.

Kurse të tjerë thyen ligjin dhe u shoqëruan nga policia.

Shikoni fotot

              

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura