FOTO/ Synimi për të qenë mbi të tjerët, zbuloni pse Ronaldo bllokoi faqen Transfermarket

Jan 27, 2022 | 19:00
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo kërkon gjithmonë nga vetja. Edhe pse në moshën 36 vjeçare, portugezi kërkon të jetë mbi të tjerët. Megjithatë një lajm i mediave ka nxjerrë në pah dhe një herë egon e madhe të sulmuesit.

ronaldo

Transfermarket është një faqe prestigjoze, e cila merret me vlerësimet e lojtarëve në bazë të performancës por dhe moshës. Në vitin 2020 agjenti i tij Xhorxh Mendes, postoi një foto kur kjo faqe kishte përgatitur një formacion me lojtarët që ai i menaxhon. Në të duket që vlera e CR7 është 75 milionë euro. Kjo nuk i pëlqeu Ronaldos, i cili kërkoi sqarim.

“Nuk mund t’i bëjmë tag Ronaldos sepse na ka bllokuar pasi pa vlerën e tij. Ne i thamë që ai ishte më i shtrenjti në atë formacion. Ai pastaj na dha një buzëqeshje dhe na bëri bllok.”

formacion

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura