FOTO/ Sulmi ndaj banesës së prindërve të gazetares, nis protesta para Kryeministrisë: Janë plumba mbi ne!

Aug 30, 2018 | 19:20
SHPËRNDAJE

Qytetarë, gazetarë e aktivistë të shoqërisë civile kanë nisur një protestë para godinës së Kryeministrisë pasditen e sotme.

Protesta vjen pas sulmit me armë zjarri ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, me të cilën pjesëmarrësit në protestë kanë shprehur soliadaritetin e tyre.
WhatsApp Image 2018-08-30 at 7.12.44 PM

“Plumba mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala, janë plumba mbi ne. Ndaj mos pyet se për kë bien këta plumba?! Ato bien për ty”, shkruhej në një pankartë e mbajtur nga një prej protestuesve.

WhatsApp Image 2018-08-30 at 7.12.43 PM

Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm. Në drejtim të banesës së prindërve të gazetares në Tiranë u qëllua me armë zjarri ndaj rreth orës 3. Fatmirësisht nuk pati të lënduar. Autorët e krimit janë ende të paidentifikuar nga policia, që njoftoi se po punon për zbardhjen e ngjarjes. Sulmi me armë solli reagime të shumta, që nga kolegët e gazetares e deri figurat e institucionet kryesore të politikbërjes në vend. Vetë Klodiana Lala, në një reagim, tha se dyshon se sulmi ka ardhur për shkak të punës së saj si gazetare.

WhatsApp Image 2018-08-30 at 7.12.40 PM WhatsApp Image 2018-08-30 at 7.12.36 PM WhatsApp Image 2018-08-30 at 7.12.32 PM WhatsApp Image 2018-08-30 at 7.12.29 PM WhatsApp Image 2018-08-30 at 7.12.27 PM

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura