FOTO/ Studentja e ‘turpshme’ nxjerr në shitje virgjërinë për një arsye të dhimbshme: Shpresoj që fituesi të jetë një…

Aug 16, 2018 | 20:13
SHPËRNDAJE

Një studente 22-vjeçare ka zbuluar se shpreson të fitojë 750.000 paund nga shitja e virgjërisë së saj online tek ofertuesi më i lartë pavarësisht se është “shumë e turpshme” dhe kurrë nuk ka dalë në një takim më herët.

Danielle Breene

Danielle Breene nga Brazili u frymëzua për të marrë masa ekstreme për të shpëtuar nga borxhet e saj në rritje si dhe pasi pas leximit për vajzat e tjera që kanë bërë të njëjtën gjë. Ajo tregon se dëshiron të ta bëjë këtë pasi ajo dhe familja ndodhen në vështirësi financiare.

Danielle Breene 1

Edhe pse krejtësisht e bindur se po merr vendimin e duhur, Danielle tha për “Daily Mail”: “Jam pak e shqetësuar dhe nervoze, se si do të jenë gjërat, në fund të fundit, hera e parë”.

“Unë kurrë nuk kam dalë në një takim dhe jam shumë e trembur. Shpresoj që fituesi të jetë një person i këndshëm dhe i sjellshëm, një zotëri”.

Danielle zbuloi motivimin e saj kryesor pas hapit drastik: financat.

“Unë studioj dhe punoj me kohë të pjesshme. Paratë që bëj nuk mbulojnë shpenzimet dhe kostoja e jetesës në vendin tim është shumë e lartë. Unë kam borxhe që vetëm rriten”, shpjegoi ajo.

“Unë do t’i përdor paratë për të blerë një shtëpi për të jetuar me nënën dhe motrën time të vogël, të paguaj borxhet tona dhe të paguaj kreditë e mia studentore, që ndoshta do të më duhej shumë vite për ti pagua”.

“Unë gjithashtu dua të investoj në karrierën time duke ndërtuar biznesin tim, për të siguruar të ardhmen time. Shpresoj se me këtë do të jem në gjendje të siguroj një jetë pa vështirësi financiare për familjen time”.

Danielle Breene 2

Që nga vendosja e njoftimin në faqen e saj të internetit në qershor, Danielle ka marrë dy oferta serioze, më e larta për 220.000 paund.

Ajo shpreson të tërheqë një ofertë prej 750.000 paund dhe tregon se nuk do të pajtohet me asgjë nëse nuk ndihet e garantuar për sigurinë e saj.

“Për ditën e takimit, do të kem një truproje. Siguria është shumë e rëndësishme për mua dhe unë po marr të gjitha masat e nevojshme për këtë”.

Ajo thotë se familja nuk e di për ankandin, por ka folur me një shoqe të ngushtë që po e ndihmon.

Danielle Breene3

Lidhur me komentet negative që ka marrë shprehet: “Komentet e këqija që marr nuk do të paguajnë faturat e mia dhe nuk do të zgjidhin problemet e mia. Nuk pendohem për këtë vendim”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura