FOTO/ Studentët malazezë vjedhin marketin në Lezhë, provokojnë me tre gishta

Jun 28, 2016 | 18:48
SHPËRNDAJE

Policia e Lezhës ka ndaluar një autobus që vinte nga Mali i Zi për një ekskursion në Shqipëri. Autobusi u ndalua teksa kthehej në vendin mëmë.

studente-e-malit-te-zi
Autobusi i ndaluar

Disa pasagjerë në të janë përfshirë në një vjedhje të ndodhur po sot në Lezhë. Mësohet se autobusi është me të rinj nga Mali i Zi.

 

Ata madje kane provokuar duke bere edhe simbolin e çetnikeve nga autobusi, siç tregon fotoja.

NJOFTIMI I POLICISE

nformacion paraprak Me datë 28.06.2016 , rreth orës 11:00 të paraditës tek Minimarket & Karburant “Kastrati” në Reps Mirditë, një autobus me 41 shtetas malazez, 1 shtetas rumun dhe 1 shtetas serb, janë ndalur dhe disa prej tyre kanë hyrë në minirmarket për të blerë artikuj ushqimorë dhe pije freskuese.

Pasi kanë hyrë brenda ata kanë marrë artikujt që u nevojiteshin dhe janë larguar me vrap pa paguar.

Pas njoftimit të bërë, shërbimet e policisë janë vënë menjëherë në lëvizje duke bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e autobusit sëbashku me të gjithë shtetasit të cilët u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, 8 prej tyre janë proçeduar në gjendje të lirë për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të situates Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura