FOTO/ Spiuni i shërbimit sekret serb bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës

Nov 7, 2019 | 18:03
SHPËRNDAJE

Televizioni 7 kishte raportuar se Nikolic kishte qenë pjesë e shërbimit të Inteligjencës së Serbisë (BIA).

Screenshot_11-71-600x360

Pas raportimit të T7, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte vendosur ta shkarkojë nga posti i këshilltarit, Branislav Nikolicin. Por i njëjti është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe.

Branislav Nikolic ka arritur të marrë 14 mijë e 467 vota në kuadër të Listës Serbe duke arritur të bëhet deputet në legjislaturën e re.

Sot KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare, ndërsa Lista Serbe ka arritur të marrë 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe ka arritur të marrë 57.015 vota ose 6,75%

Nikolic kishte punuar si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi që nga viti 2016. Të njëjtin, para se të emëronte si këshilltar të tij, Thaçi e pati emëruar anëtar të bordit në postë.

Në njoftimin për shkarkimin e tij, zyra e Thaçit kishte thënë se nuk kanë pasur informacione paraprake lidhur me zyrtarin që ka këshilluar presidentin për tre vite rresht.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të z. Branislav Nikolic në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media”. /GazetaExpress/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura