FOTO/ ‘Spektatori’ i çuditur nga debati Tahiri- Fevziu për sigurinë

Mar 1, 2015 | 12:33
SHPËRNDAJE

Nuk ka qenë vetëm publiku përpara televizorit të enjten në mbrëmje në emisionin “Opinion” kur ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ishte ftuar për të folur për gjendjen e sigurisë në vend.


Nga afër debatin mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe ministrit e ka ndjekur edhe një spektator i veçantë.

Tonet e larta të zërit, ironitë dhe batutat që ishin prezente gjatë gjithë minutazhit, por sidomos gjatë momentit kur flitej për shifrat e kriminalitetit kanë tërhequr vëmendjen e personazhit në foto, i cili është afruar dhe ka ngulur sytë në ekran.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura