Duke nisur nga dita e nesërme, skuadrat angleze do të bojkotojnë për 3 ditë rrjetet sociale me arsyen e fortë të diskriminimit dhe fyerjeve anonime. Kësaj nisme do t’i bashkohet dhe UEFA, teka ishte vetë faqja e saj zyrtare që bëri të ditur lajmin.
“Ka pasur abuzime raciste në mediat sociale. Kjo është e papranueshme dhe duhet të parandalohet”.
Lajmi ka bërë bujë të madhe dhe tifozët e kanë mbështetur nismën e skuadrave të tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al