FOTO/ Ndryshon pamje Komuna e Parisit, shihni transformimin që ka pësuar lagjja

Apr 13, 2018 | 9:44
SHPËRNDAJE

Tirana ka tashmë edhe një hyrje të re e cila çliron trafikun dhe njëkohësisht i vjen në ndihmë një numri të madh banorësh të Komunës së Parisit të cilët janë përfitues direkt nga ky projekt.

Bashkia e Tiranës po merret me kurimin e detajeve të fundit të një prej investimeve më të rëndësishme në Njësinë 5, sikurse është zgjerimi i rrugës “Medar Shtylla” si dhe ndërtimi i rrethrrotullimit.

Krahas ndërtimit të infrastrukturës nëntokësore dhe asaj në sipërfaqe, është shtuar edhe gjelbërimi si dhe është vendosur sinjalistika e plotë vertikale dhe horizontale për orientimin e drejtuesve të automjeteve dhe të qytetarëve.

Ashtu siç pati premtuar në qershor kryebashkiaku Erion Veliaj, puna për jetëzimin e këtij projekti ecur me rime te shpejta, ai ka filluar që të japë një impakt pozitiv që në këto momente, duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve si dhe duke rritur sigurinë e banorëve të zonës.

Në këtë zonë, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë duke rikonstruktuar 7 segmente rrugore që shtrihen dhe kufizohen me Rr. “Sulejman Delvina” – ”Medar Shtylla” – ”Skënder Luarasi” – “Grigor Heba” – “Gjik Kuqali”, përfshirë edhe ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore, ndriçimin, sinjalistikën dhe gjelbërimin.

komuna e parisit (11) komuna e parisit (12) komuna e parisit (13) komuna e parisit (14) komuna e parisit (16) komuna e parisit (15) komuna e parisit (4) komuna e parisit (2) komuna e parisit (3) komuna e parisit (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura