FOTO/ Simboli në xhaketë, Vuçiç falënderon Palmer, ja çfarë ndodhi me zyrtarin amerikan

Nov 4, 2019 | 15:12
SHPËRNDAJE

2041623_tanjugfff-dragan-kuju_ls

Presidenti serb Aleksandar Vucic u takua sot me Zëvendës Sekretarin amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.

Ndërsa iu drejtua mediave në konferencën pas takimit, Vuçiç falënderoi zyrtarin amerikan që vendosi në xhaketë lulen ‘Natalijina Ramonda’.

“Gjyshi i Palmerit, mori pjesë në Luftën e Parë Botërore që flet shumë për aleancën tonë, faleminderit për atë gjest,” tha presidenti serb.

‘Natalijina Ramonda’ është një lule që përfaqëson popullin serb dhe përvojat që kanë kaluar. Asaj ia kanë vënë emrin sipas mbretëreshes serbe Natalija Obrenovic, transmeton “Kurir”.

2041535_tan2019114-112417213-03_ff 2041531_tan2019114-112417213-0_ff 2041527_tan2019114-112249163-3_ff 2041523_tan2019114-111626601-0_ff 2041533_tan2019114-11263764-0_ls 2041623_tanjugfff-dragan-kuju_ls

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura