Si e festuan shqiptarët fitoren e Erdoganit, me flamuj dhe shenjën e shqiponjës (foto+video)

Jun 25, 2018 | 8:51
SHPËRNDAJE

Pas rezultateve të para të shpallura jozyrtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtura në Turqi, qytetarë të qyteteve nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë festuar suksesin e arritur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili fitoi zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi. Në disa lokale qytetarët kanë festuar teksa ndiqnin edhe rezultatet e zgjedhjeve në Turqi. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )
Qytetarët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë festuar suksesin e arritur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili fitoi zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi. Në disa lokale qytetarët kanë festuar teksa ndiqnin edhe rezultatet e zgjedhjeve në Turqi.
( Olsi Shehu – Anadolu Agency )

Maqedoni, festime me rastin e fitores së Erdoğan

Një numër i madh i qytetarëve në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, festuan shpalljen e fitorës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në zgjedhje sipas rezultateve jozyrtare.

Qytetarët e mbledhur para Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit me flamuj të Turqisë dhe fotografi të presidentit Erdoğan festuan pas shpalljes së rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi.

Esnafët e çarshisë shpërndanë bakllava për qindra persona, ndërkohë që në festime morën pjesë qytetarë turq, shqiptarë dhe boshnjakë, të cilët festuan me brohoritjen mbështetëse “Rri drejtë, mos u përkul, Shkupi është me ty”.

Pas festimeve, qytetarët e Shkupit festuan edhe në rrugë duke krijuar kolonë automobilash në rrugët e qytetit.

Krahas Shkupit, festime nëpër rrugë me instrumente muzikore u organizuan edhe në qytetin e Gostivarit.

Atmosferë festive në Prizren për fitoren e presidentit Erdoğan

Qindra qytetarë të Prizrenit sot në qendër të qytetit festuan fitoren e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në zgjedhjet e sotme në Turqi.

Qytetarë të shumtë të Prizrenit, të cilët u mblodhën para Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, me këngë dhe brohoritje mbështetëse për presidentin Erdoğan festuan fitoren e tij në zgjedhje.

“Ri drejtë, mos u përkul, Kosova është me ty”, “Kosova mburret me ty”, ishin disa nga brohoritjet e qytetarëve

Qytetarët, të cilët shprehën gëzim për fitoren e presidentit turk, mbanin flamuj të Turqisë, fotografi të presidentit Erdoğan, postera të partisë së tij AK, si dhe flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Përveç njërëzve nëpër rrugë, shumë të tjera festuan në automjetet e tyre, duke formuar kështu radhë të gjata. Edhe mbi automjete të shumta ishte vendosur fotografia e presidentit Erdoğan. Turma e madhe e njerëzve dhe kolona e automobilave që festonin bllokuan edhe rrugën kryesore në qendër të qytetit.

Në vendin ku festohej i pranishëm ishte edhe ministri i Administratës Publike dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke, Mahir Yağcılar, i cili uroi fitoren e presidentit Erdoğan.

Ai po ashtu shtoi se me këto zgjedhje edhe Republika e Turqisë edhe populli turk është bërë një shembull i demokracisë.

Shqipëri, festohet fitorja e presidentit Erdoğan

Qytetarët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë festuar suksesin e arritur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili fitoi zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët janë mbledhur në disa rrugë të kryeqytetit duke festuar me flamuj të Turqisë dhe Shqipërisë, duke ndjekur edhe rezultatet e zgjedhjeve.

Dhjetëra qytetarë kanë brohoritur me slogane në mbështetje të Turqisë dhe presidentit Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Në disa lokale qytetarët kanë festuar teksa ndiqnin edhe rezultatet e zgjedhjeve në Turqi.

Festime kanë organizuar edhe studentët shqiptarë të cilët kanë studiuar në Turqi, duke shprehur mbështetjen e tyre për Turqinë dhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura