FOTO/ Shuhet familja në Shkodër, tre të vdekur në aksidentin e Velipojës. Bashkëshortja dhe vajza 10 vjeçe rëndë

Feb 19, 2018 | 13:10
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Shkodër -Velipojë mbreme ne Shkoder.

Burime për “Panorama” mësojnë se pas vdekjes së drejtuesit të mjetit Edmond Preka i njohur si Mondi Gjergji dhe foshnjës së tij 8 muajshe, nderroi jete edhe vajza 5 vjeçe.

Ndersa gruaja dhe vajza tjetër Noemi e moshës 10 vjeçare jane ne gjendje te rende.

Mondi Gjergji ky që shihni në foto ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Alpha” që u përplas nga mjeti tjetër tip Hounday.

Mond Gjergji

Mjeket bejne te ditur se nëna Evisa Gjergji 36 vjeçe dhe e mitura ndodhen në gjendje kritike.

Ora 21.30
Aksidenti në Shkodër/ Humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe, në gjendje të rëndë dy fëmijët e tjerë

Të tjera informacione vijnë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Shkodër. Drejtuesi i mjetit tip “Alfa”, Mondi Gjergji dhe djali i tij 8 muajsh kanë ndërruar jetë në spital e ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë edhe dy fëmijët e tjerë deh bashkëshortja.

Të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident në Shkodër.

Aksidenti ne Shkoder

Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër- Velipojë, ku dy makina janë përplasur me njëra – tjetrën.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se 7 persona janë përfshirë në aksident dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Mondi Gjergji është shtetasi që ndodhet në gjendje të rëndë bashkë me një tjetër që ende nuk është identifikuar.

eab539fe-f78d-40db-a615-ff442bfb74b0Mondi Gjergji ishte në një makine tip “Alpha” ngjyrë e zezë me targë 474 NJ në të cilën ndodhej edhe bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët që janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës. I plagosur po ashtu është edhe

Shtetasi Sokol Muja ndodhej në makinën tip Hounday i cili po ashtu është i plagosur bashkë me një tjetër. Shtetasit janë dërguar në spitalin e Shkodrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura