FOTO/ Shqiptarja arrestohet për vrasje, rrahu fatalisht të moshuarën

May 27, 2016 | 19:48
SHPËRNDAJE

Një shqiptare është arrestuar në Peruxha të Italisë, pasi akuzohet për vrasjen e 70-vjeçares Daniela Klaudin Shetalein.

vrasja-italiaKjo e fundit u gjet e vdekur në banesën e saj ditën e sotme në mëngjes nga ana e Policisë. Gjithashtu, është arrestuar mikja e saj, Renata Kete, e cila edhe kujdesej për të moshuarën.

Kete është 50-vjeçare dhe me origjinë shqiptare. Policia dyshon se Kete e ka rrahur të moshuarën, deri sa ajo ka gjetur vdekjen nga plagët.

Gjithashtu, thuhet se Kete është edhe shoqja e ngushtë e vajzës së viktimës. Policia italiane thotë se ende nuk ka zbuluar arsyen e vrasjes apo se përse shqiptarja e ka rrahur të moshuarën.

morto-via-Oberdan-11-1 morto-via-Oberdan-13 morto-via-Oberdan-14 morto-via-oberdan-16

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura