FOTO/ Shqiptari qëllohet me armë zjarri në mes të plazhit nga dy persona të armatosur dhe të maskuar. Detajet e para për ngjarjen

Sep 20, 2020 | 14:03
SHPËRNDAJE

Momente paniku u regjistruan këtë mëngjes në bregdetin romak, në Torvaianica. Dy persona të armatosur, qëllua me armë në drejtim të një burri në mes të turmës së pushuesve.

sparatoria-2-5

Sipas një rindërtimi fillestar të skenës së krimit nga ana e karabinierëve, dy burra mbërritën pranë plazhit rreth orës 10:30 të paradites së sotme, në bordin e një motoçiklete, me fytyrat e tyre të mbuluara.

sparatoria-torvaianica-118-Lazio-Ares-Pegaso-44-750x430

Njëri prej tyre zbriti me armë në dorë, hyri në plazh dhe gjuajti drejt një shtetasi me origjinë shqiptare, i njohur për policinë, i cili po kalonte të dielën buzë detit.

20-124417-22-89

I plagosuri, në gjendje të rëndë, u dërgua menjëherë me ambulancë ajrore në spitalin San Camillo në Romë.

Mësohet se shqiptari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa qëlluar me dy plumba.

Dy vrasësit më pas u larguan me shpejtësi. Mediat lokale nuk e japin identitetin e shqiptarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura