FOTO/ Shqiptari dhe shokët sherr me policët kundër rregullave të Covid. Katër oficerë policie plagosen

Dec 3, 2020 | 20:34
SHPËRNDAJE

Kontrolli i policisë i kryer të mërkurën në mbrëmje në Prato della Valle ku katër oficerë u plagosën, çoi në pranga një shqiptar 27 vjeçar, një vajzë italiane dhe dy vëllezër ekuadorianë të moshës 25 dhe 23 vjeç, dhe një bashkatdhetar i tyre 28 vjeç.

Controlli Polizia 1-3

Grupi, i cili ishte së bashku me rreth 20 djem, reaguan keq ndaj kontrollit, duke rezistuar dhe plagosur oficerët e patrullës.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari akuzohet gjithashtu për grabitje në përpjekje për të vjedhur një armë nga agjentët.

Të gjithë u gjobitën me shumë prej 400 euro secili për shkak të rregullave anticovid. Të rinjtë po pinin të izoluar në ishullin Memmia rreth orës 20:00, pa ndonjë distancë shoqërore. Disa prej tyre ishin sanksionuar kohët e fundit për episode të ngjashme dhe për mosrespektimin e rregullave anti-covid.

Violenze contro i poliziotti in Prato della Valle_ 5 arresti (1) Violenze contro i poliziotti in Prato della Valle_ 5 arresti (2) Violenze contro i poliziotti in Prato della Valle_ 5 arresti

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura