FOTO/ Në Tiranë, festë me “Birra Korça” para Kryeministrisë

Sep 5, 2015 | 0:40
SHPËRNDAJE

Emocione kuqezi përmes ekranit gjigant. Shqipëria ka qenë e gjitha e fokusuar dje në mbrëmje në ekranet e TVSH-së dhe “Supersportit” për të ndjekur takimin shumë të rëndësishëm të Kombëtares kundër Danimarkës.

Tifozët që nuk kishin mundësi të ndiqnin sfidën nga stadiumi “Telia Parken”, kanë përjetuar emocione pa fund edhe përmes ekranit gjigant të vendosur te Kryeministria. 

Festimet ne Tirane
Festimet ne Tirane

Organizimi i bërë nga institucioni i qeverisë, por edhe “Birra Korça”, mori përmasa festive. Qindra tifozë të kryeqytetit të veshur me simbolet kuqezi bënë tifo për Kombëtaren, njësoj sikur të ishin në stadium.

Një birrë e freskët dhe e shijshme, ka shoqëruar emocionet kuqezi gjatë gjithë mbrëmjes. Mes tyre ishte edhe vetë Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të shumtë.

Për të krijuar një ambient sa më festiv, duke iu përshtatur stadiumit, nuk mungoi as organizimi i kompanisë “Birra Korça”.


11998773_10207604044444973_

Tifozët përjetuan shumë emocione nga ekrani gjigant i vendosur te Kryeministria, por e njëjta gjë ndodhi edhe në gjithë qytetet e Shqipërisë.

Freskia e birrës që asistoi në këtë organizim iu gjend më pranë sportdashësve që të mund të kalonin si një festë atë që në fund u kurorëzua si e tillë edhe për Kombëtaren që ndodhej në Danimarkë.

festaLokalet u pushtuan në mbrëmjen e djeshme nga tifozët, në një kohë që flamujt kuqezi mbizotëronin kudo. Atmosfera ka qenë e zjarrtë dhe ovacionet në rastet kur kuqezinjtë i afroheshin portës së Danimarkës, shpërthenin si vullkan në çdo rast.

Ishte freskia, ftohtësia dhe shija e “Birra Korça” ajo që ka shuar dhe freskuar këdo sportdashës. Sidomos ata që ndodheshin në organizimin e bërë në oborrin e Kryeministrisë.


11995564_10207604056365271_

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura