FOTO/ Shpërthimi në mesnatë një paralajmërim? Ja ku po heton policia për tritolin në një lokal në Tiranë

Dec 7, 2019 | 11:41
SHPËRNDAJE

tirane-sjp

Policia është duke hetuar në pistën që dyshohet për një paralajmërim në lidhje me shpërthimin e një sasie lënde plasëse në një lokal në zonën e Liqenit në Tiranë mbrëmjen e të premtes.

Pista e parë lidhet me problemet me konkurrencën që mund të ketë patur pronari i lokalit me inicialet M.H, raporton ABCnews.

lokali tirane shperthim

Policia bëri me dije se shpërthimi ndodhi në orën 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”. Pavarësisht dëmeve te vogla ai shkaktoi jo pak frikë tek banorët përreth për shkak të zhurmës së fortë.

Tiranë, informacion paraprak

Më datë 06.12.2019, rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit M. H ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura