FOTO/ Shkodër, mjeti përmbyset në rrugë pas aksidentit

Nov 29, 2015 | 20:00
SHPËRNDAJE

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së  dielës në Shkodër. Dy mjete janë përplasur mes tyre në lajen “Skënderbe” dhe për pasojë, mjeti “Land Rover” është përmbysur në rrugë.

Mjeti i aksidentuar
Mjeti i aksidentuar

Pas raportimit të aksidentit, forca të policisë shkuan në vendngjarje. Burime nga Policia thonë se nga aksidenti nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

6788136a-d149-42b7-90df-ab7

Nuk dihet ende se cili ishte shkaku i aksidentit, ndërkohë që forcat e rendit po hetojnë ngjarjen për zbardhjen e saj.

21b0039c-4e19-4d34-82d7-ad1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura