FOTO/ “Shigjetat nuk janë vetëm fjalë” – Greg Rama çel ekspozitën “Fidem” në Janinë: Mendime, që depërtojnë nëpër muret që krijuam ndër vite për t’u mbrojtur

Jan 16, 2020 | 22:30
SHPËRNDAJE

Djali i Kryeministrit, Greg Rama në një prej galerive të qytetit të Janinës ka çelur ekspozitën e tij “Fidem”. Ndër vizitorët e parë të saj ishte edhe kryebashkiaku i Janinës, Moses Elisaf.

greg rama

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të tij, Gregu ka bërë të ditur se kuratori i kësaj ekspozite është profesori i tij, Vladimir Myrtezai.

Më poshtë Gregu përshkruan mënyrën se si lindi ideja për të sjellë ekspozitën “Fidem” dhe se shigjetat që janë simbol i saj, nuk janë thjeshtë fjalë që mund të shkaktojnë dëme, por edhe mendime e kujtime që krijuam ndër vite.

“Kur vizatova “Fidem”, shkova të këshillohem me kuratorin e ardhshëm të ekspozitës, i cili më pyeti:

Çfarë do të tregojnë ato shigjeta?

A do të fluturojnë ato në të gjithë galerinë…a do të drejtojnë në hyrje të galerisë, a do të fluturojnë brenda dhe jashtë galerisë…?

Në Shqipëri kemi një shprehje të zakonshme që një fjalë mund të shkaktojë më shumë dëme sesa çdo armë. Pra, ato shigjeta nuk janë vetëm fjalë, që kërkojnë të shkaktojnë dëme, ato janë edhe mendime, kujtime, ngjarje të gëzuara apo shqetësuese, duke depërtuar nëpër muret që krijuam ndër vite për tu mbrojtur.

Ndonjëherë ato humbasin, ndonjëherë afrohen dhe disa herë të tjera ata tregojnë drejtpërdrejt zemrat dhe jetën tonë. Dua t’ju falënderoj të gjithë ju që keni qenë këtu. Dua të falënderoj të gjithë grupin tim të punës që më përkrahën dhe bëra një punë fantastike! Unë dua të falënderoj zotin Kryebashkiak që ishte këtu. Unë me të vërtetë shpresoj që ju zoti kryetar të vlerësoni artin aq sa unë vlerësoj politikën”, shkruan Greg Rama.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët në vendin fqinjë deri më datë 31 janar, ndërsa prezantimin e saj të parë “Fidem” e pati në Shqipëri në shtator 2018.

greg rama 3 greg rama 6 greg rama 1 greg rama 2 greg rama 7 greg rama 5 greg rama 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura