FOTO/ “Shembët godinën, por jo teatrin”- Me pankarta në duar e duke respektuar distancën, aktorët e Shkodrës protestë të heshtur: Poshtë diktatura!

May 18, 2020 | 11:34
SHPËRNDAJE

Aktoret e teatrit “Migjeni” në Shkodër zhvilluan një protestë të heshtur, një reagim kundër prishjes që iu bë godinës së Teatrit Kombëtar.

Aktorët janë vendosur larg nga njëri-tjetri, duke respektuar distancën e sipas rregullave anti-covid, ndërsa në duar mbajnë pankarta me mbishkrimet: “Unë jam teatri, trishtim kjo frike”, “Poshtë diktatura”, “Shembet godinën por jo teatrin”, “Teatri është i pavdekshëm”.

aktoret shkoder

Teatri Kombëtar u prish dje, ndërsa fadromat filluan rrënimin e tij që në orët e para të ditës. Kjo solli në përplasje të forta mes policisë dhe aktivistëve e artistëve të cilët kundërshtuan shembjen e godinës.

aktoret shkoder 2 aktoret shkoder 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura