Foto/ Seanca e gjatë në Kuvend, deputetët ‘dorëzohen’ përpara gjumit

Sep 13, 2017 | 14:21
SHPËRNDAJE

Një seanca e gjatë maratonë është mbajtur dje në Kuvend, e cila ka zgjatur deri në orët e parë të mëngjesit të sotëm, në të cilën kanë mbajtur fjalën të gjithë deputet e rinj.

pollo

Qeveria “Rama2” u miratua në orët e parë në mëngjesit në Kuvend me 78 vota pro dhe 51 kundër, do të betohet sot në orën 17:00 para presidentit Ilir Meta. Ky moment shënon zyrtarisht dhe përfundimin e procedurave ligjore dhe nisjen zyrtarisht nga puna të saj.

popo

Por, megjithëse ishin orët e para të mëngjesit Rama është ngritur dhe ka mbajtur një flijim, duke të përmbledhur në 10 pika e programit të tij.

de

E ndërsa Rama fliste, dhe megjithëse replikat nuk kanë munguar, disa deputetë të lodhur nga orët e vona janë dorëzuar dhe nuk e kanë fshehur dot lodhjen dhe “luftën” me orët e gjumit.

deputetet

Në foto më poshtë ju do të shikoni se si deputetë janë rraskapitur nga seanca maratonë.

Një ndër ta është deputeti i LSI për qarkun e Beratit, Gledjon Rahovica po ashtu dhe deputetja më e re në kuvend, përfaqësuese e PDIU në Dibër, Reme Lala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura