FOTO/ “S’e bëri tërmeti, e bëri pushteti”- Aktivistët me pankartat në duar i bëjnë thirrje Presidentit: Shpërndaj parlamentin

May 17, 2020 | 13:43
SHPËRNDAJE

Pas shembjes së godinës disavjeçare të Teatrit Kombëtar, aktivistët përgatitën pankarta me mesazhe.

pankarta aktiviste teatri kombetar

Ato shprehen se godinën nuk arritën që ta shembte tërmeti por e shembi shteti.

“S’e bëri tërmeti, e bëri pushteti”- shkruhet në një prej pankartave.

Ndësa në një tjetër pankartë i bëjnë thirrje presidenti Ilir Meta të shpërndajë Parlamentin, duke e konsideruar qeverinë e Ramës ilegjitime.

Ndërkohë aktvistët dhe artistët vazhdojnë të qëndrojnë përreth perimetrit të godinës së Teatrit dhe nuk lejohet që të kalojnë policia.

Ata i kanë bërë thirrje qytetarëre për mosbindje civile dhe ti bashkohen në protesta të vazhdueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura