FOTO/ Sadije Berisha me “ese” pesimiste për korrupsionin në Shqipëri

Jan 11, 2016 | 16:55
SHPËRNDAJE

Sadije Berisha, ish-bashkëshortja e djalit të deputetit të PD-së, Sali Berisha ka bërë një status të gjatë në formën e një eseje për korrupsionin dhe luftën ndaj tij në Shqipëri.

Sadije BerishaAjo e sheh situatën e korrupsionit në Shqipëri të përkeqësuar dhe është mjaft pesimiste për brezat e ardhshëm, të cilët sipas saj janë mësuar nga “të mëdhenjtë” se korrupsioni i bën mirë shoqërisë.

Pra, sipas Sadije Berishës, e gjithë propaganda për luftën ndaj korrupsionit është false.

STATUSI I SADIJE BERISHES

Korrupsion, korrupsion..antikorrupsion, luftë kundër korrupsionit?!

Shumë e lodhshme të lexosh lajmet shqiptare. Të njëjtat gjëra, të njëjtët njerëz. Asnjë ndryshim përpara, nga dita në ditë.

Shikoj tryeza të rrumbullakëta ku mblidhen anëtarët e të gjitha partive; të kuq, blu, rozë dhe të tjerë, të ulur së bashku duke thirrur: “Jam kundër korrupsionit!”.

Por nëse sheh me vëmendje poshtë tavolinës, të gjithë i kanë duart në xhepat e atij që kanë ngjitur.

Gjithkush e ka dorën në xhepin e dikujt të mbushur me korrupsion. Pyetja ime është: Kush do të fusë kë në burg? Kush do të rrëzojë kë?
Të gjithë këta e dinë mirë se po u rrëzua njëri, do të krijojë efektin domino, një efekt më i madh se një cunami.

Nga t’ia fillosh? T’i kapim të gjithë thotë i varfri! Lëreni brezin e ri që të marrë situatën në dorë thonë ata. Pa më thuaj cila gjeneratë? Gjenerata që është ushqyer nga të vjetrit? Gjenerata që është mësuar nga të vjetrit se korrupsioni është i mirë për ne?!

Sepse prindërit paguajnë nxënësit për fëmijët e tyre që të marrin notat që nuk i kanë merituar kurrë. Polica mbush xhepat duke gjobitur njerëz pa lidhe (Këtë e di mirë se më kanë ndaluar edhe mua pa arsye shumë herë).

Kam eksperiencën time se çfarë është i aftë të bëjë një doktor i korruptuar, një infermiere apo një roje.

Ndihmohen organizatat që abuzojnë me fondet, të cilat supozohet të shkojnë për njerëzit në nevojë. Fonde që jepet për të shpëtuar apo pastruar mjedisin, por në fakt nuk bëjnë asnjërën nga këto.

Elita e re, e cila në të shumtën e rasteve shkon në universitete duke u diplomuar me nota të reme dhe i është e mbrojtur nga pasojat e gabimeve të tyre.

Një gjeneratë pa aftësinë empatike. Media e cila kthehet nga drejtimi i erës dhe shpesh janë akuzuar për korrupsion.

Televizionet që mbështesin gjithmonë pushtetin dhe personat nga të cilët mund të përfitojnë diçka.

Diplomatët apo ambasadorët që përpiqen të jenë në qendër të vëmendjes me lëvizjet e tyre. Do ishte mirë që të gjithë këta aktorë të bënin diçka, një “sakrificë” për të na bindur.

Kjo do të lehtësonte njerëzit e pafuqishëm dhe të lodhur.

Nuk ka një sistem ligjor. Jepi një gjykatësi një dhuratë dhe është e sigurt që nuk do ta refuzojë, dhe ti mund ta fitosh çështjen! Jepini pra, ushqejeni rininë me lajme shoubizi dhe gossip.

Bëjini ata të kenë zili ndaj elitës, t’i ndjekin dhe të jenë si ata. Mësojuni si bëhet korrupsioni dhe gënjeshtra, dhe nëse jeni me fat mos bëni pyetje.

Thjesht shijoni luksin dhe privilegjet që të sjellë kjo gjë. Dhe shqiptarët e shkretë do t’iu ndjekin, do t’iu duan dhe do t’iu admirojnë.

Sadija-statusi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura