FOTO/ “Rrugës për në Tiranë”, tifozët e Fejnordit tërbojnë serbët në mes të Beogradit

Mar 11, 2022 | 22:31
SHPËRNDAJE

Një pankartë e shpalosur në pjesën e tifozëve të Fejnordit, në duelin e Ligës së Konferencës ndaj Partizanit të Beogradit, që u zhvillua ditën e djeshme dhe përfundoi me rezultatatin 2-5 në favor të holandezëve është duke bërë xhiron e internetit.

Rruga drejt Tiranes

“Rrugës për në Tiranë”, shkruhej në këtë baner që qëndroi gjatë gjithë kohës i hapur tek tifozët holandezë, që ëndërrojnë finalen e madhe të Ligës së Konferencës, që do të zhvillohet në “Air Albania”.

 Fejnordi kërkon të futet në histori, duke u bërë skuadra e parë që fiton këtë trofe, edhe pse rrugëtimi duket i vështirë deri në finale, pasi në lojë janë shumë shumë skuadra të forta, ku spikat Roma dhe Leister Siti. Baneri i vendosur ku përmendej Tirana dhe turpërimi 2-5 i Partizanit të Beogradit, tërboi tifozët serbë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura