FOTO/ Rrihet me dorezë hekuri ish-nënkryetari i FRESSH: Ndërhyra të shpëtoja një grua, por…

Aug 25, 2018 | 11:48
SHPËRNDAJE

Tentoi te shpetonte nje grua qe po e sulmonin nje grup djemsh, por perfudnon vete i rrahur. Se paku keshtu shkruan ish-nënkryetari i FRESSH, Juxhin Çela, teksa poston edhe foton se si eshte katandisur pas dhunes.

cela

Postimi i Celes

Dje pak para mesnate shikoj nje grua ne moshe qe po konfliktohej me nje grup te rinjsh te cilet e rrezuan ne toke pas perplasjes verbale, instiktivisht sapo perballem me kete skene perpara meje menjehere vrapoj per te ndihmuar gruan ne nevoje dhe ndare palet e perfshira ne konflikt, por nje i mitur shqiptar aty kishte doreze hekuri dhe me goditi.

Ndjej se bera aktin e duhur pertej se familjet qe nuk edukojne femijet e tyre me vlerat bazike per te jetuar ne komunitet jane nje realitet dhe kjo do me sjelli 10 dite me regjim shtrati.

Kete sqarim e bej per te shmangur telefonin e prishur, faleminderit kujtdo qe me ka uruar sherim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura