FOTO/ Rovena Dilo: Doshi dhe Babasi e dinë mirë se i kujt është lokali

May 9, 2016 | 8:58
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo ka ndërmarrë një tjetër hap për të dëshmuar se lokali në ish-Bllok është në pronësi të saj.dc2f43de-f48c-4921-a5ea-69c217f0917d

Dilo ka vendosur në ambientet e lokalit foto dhe faksimile të dokumentacionit që ajo dhe familja Vreto, disponojmë për truallin dhe biznesin e ngritur mbi të.

Por, pavarësisht këtyre dokumenteve me vendim gjykate lokali në zonën e ish-Bllokut. Sipas Dilos ekziston një akt shitjeje, por që është firmosur vetëm nga njëri prej 8 familjarëve që duhet të firmosnin.7f7280a3-010b-47c2-860d-b3762aad30c8

“Ndriçim Babasi e di shumë mirë që kjo tokë është e familjes Vreto dhe ai, si bir i një familjeje me shumë fëmijë, e di shumë mirë dhe e ka shumë të qartë se pronat e familjes nuk janë të njërit, por janë të të gjithëve. Po kaq mirë këtë gjë e di edhe Tom Doshi, si një djalë malësie, se asnjë pronë nuk shitet me firmën e njërit prej trashëgimtarëve”, shkruan Dilo.

“Unë jam gati, në të drejtën time ligjore dhe orale”

Rovena Dilo

Unë jam gati që të pres nesër (e hënë) ora 10.00, këta individë që synojnë të ekzekutojnë një vendim gjykate të paligjshëm, për të marrë me forcë, me polici, e sidomos, në kundërshtim me ligjin dhe me manipulime gjyqësore, pronën e familjes Vreto dhe biznesin e ligjshëm “De Fakto Vreto” shpk që e kemi ngritur që në vitin 2000 në pronën e familjes Vreto.

Me një vendim totalisht të paekzekutueshëm, ata duan të sjellin përmbarues, të cilët i përdorin si të duan dhe të cilët nuk kanë asnjë pavarësi juridike personale. Kanë një vendim për Rovena Dilon, të bijën e Silvit dhe të Vangjelit, pra për një qytetare, që të lirojë dhe të dorëzojë një diçka, të cilën ajo nuk e posedon. Këta zotërinj kanë bërë një gabim trashanik juridik në lidhje me mua, që quhet ndërgjyqësi e gabuar.26286546-e3b5-43c7-bf7a-2f0f02b838c2

Atje në truallin tim, të vëllait tim, të nënës sime, të tezeve të mia, të vajzës së tezes sime, që dje qante në telefon kur mendonte që pronën mund të na e marrin këta burra mizorë që s’njohin ligjet, ekziston aktiviteti i formës sh.p.k., “De Fakto Vreto”, si një person juridik me mëvetësi të patjetërsueshme”

Këta zotërinj, kërkojnë që Rovena Dilo të lirojë dhe dorëzojë pronën. Kjo pronë është një pasuri familjare e familjes Vreto dhe si rrjedhim, është dhe pronë e nënës sime. Dhe për t’u shitur apo për t’u tjetërsuar duhen firmat e të 8 fëmijëve dhe kurrsesi e veç njërit prej tyre.

Me firmën e vetëm njërit prej trashëgimtarëve dhe me pronën në një proces gjyqësor themeli të hapur, vetëm këta lloj zotërinjsh mund të bëjnë gjoja blerjen e saj. Ndriçim Babasi e di shumë mirë që kjo tokë është e familjes Vreto dhe ai, si bir i një familjeje me shumë fëmijë, e di shumë mirë dhe e ka shumë të qartë se pronat e familjes nuk janë të njërit, por janë të të gjithëve.2e060b0c-1b85-425a-8dd8-98edaed3c57a

Po kaq mirë këtë gjë e di edhe Tom Doshi, si një djalë malësie, se asnjë pronë nuk shitet me firmën e njërit prej trashëgimtarëve. E kanë shumë të qartë të dy ata që kjo është një përpjekje e kotë dhe e dështuar. Prona e nënës sime do të shitet apo do të tjetërsohet, kur nëna ime, tezet e mia dhe dajat e mi, do të hedhin firmën dhe do të vendosin për këtë gjë.

Nesër më datë 9 Maj 2016, në Ditën e Europës, ku ne aspirojmë prej kaq shumë vitesh që të bëhemi pjesë e plotë e saj, në orën 10:00, ju ftoj ju të nderuar gazetare dhe gazetarë dhe drejtues mediesh, që të vini të pijmë kafen e mëngjesit së bashku në lokalin tim. Ju pres!

Me respekt,

Rovena Dilo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura