Foto reportazhi nga Thumana/ Banorët rikthehen për sende dhe kujtime nën rrënoja! Kryefamiljari rrëfen vuajtjen: Pallati do më shembet, shtëpinë e kam blerë me kredi. Banka kërkon…

Dec 2, 2019 | 14:55
SHPËRNDAJE

Fotoreportazhi-Thumana

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar shembjen e pallateve të rrezikshme në zonën e  Thumanës, ku mbetën të vdekur 25 persona nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Në rrënojat e pallateve janë kthyer familjarët e viktimave dhe banorë të saj, të cilët kërkojnë mes gërmadhave për ndonjë foto a send tjetër për ta ruajtur si kujtim familjar.

Fotografi i “Panorama.al”, Vlasov Sulaj ka sjellë nëpërmjet aparatit të tij momentet e trishta të zonës së Thumanës, e cila ishte ndër zonat më të prekura të tërmetit të tmerrshëm me magnidutë 6.4 të shkallës rihter.

Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (11)

Historia

Në rrënojat e pallatit ku humbën jetën shumë prej komshinjve të tij, takuam Gani Toçin, babain e tre vajzave. Ai bën me dije se radha për t’u shembur i ka ardhur banesës së tij.

Toçi pohon se pallatit i kanë vendosur një shenjë, ndërkohë që ai gjatë ditës së sotme ka hyrë disa herë në banesën e tij.

Gani Toçi ka qenë familja e fundit që është evakuuar nga Thumana drejt Shëngjinit. Toçi rrëfen se jeton në katin e tretë përbri pallatit të tragjedisë. Ai pohon se shtëpinë e kishte blerë me kredi dhe një pjesë tjetër me borxhe, ndërkohë që shton se problem tashmë është banka, që sipas tij kërkon shlyerjen e kredisë.

Toçi shton se banka ka pranuar vetëm të shtyjë pagesën e kësteve të kredisë, ndërkohë që banesa e tij është planifikuar për t’u shembur nga IKMT-ja.

Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (12)

“Ne kemi qenë familja e fundit nga Thumana që jemi dërguar në Shëngjin. Fillimisht qëndruam në çadra dhe më pas na dërguan në hotel.

Unë jam kryefamiljar, pallati është prapa Kinemasë dhe shtëpia ime është në katin e 3. Jam baba i tre vajzave, më e vogla është 3 vjeç, ndërsa më e madhja 9 vjeçe. Nuk jam njoftuar që shtëpia ime do shembet, thjesht na dërguan në hotelin e Shëngjinit. Pallatit i kanë vendosur një shenje për ta shembur. Shtëpinë e kam blerë një pjesë me borxhe dhe një pjesë me kredi. Tani banka ka pranuar vetëm të shtyjë shlyerjen e kredisë, por jo zerimin e saj, pasi nuk kam lënë banesën si kolateral. Pushteti lokal nuk negocion me bankat në këtë rast. Nuk di çfarë të bëj”, thekson Gani Toçi, i cili qëndron i ulur mbi një bolier të pallatit ngjitur tij, i cili tashmë është vetëm grumbull me rrënoja./PANORAMA.al

Gani Toçi, banor i Thumanës
Gani Toçi, banor i Thumanës

 

Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (9) Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (8) Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (7) Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (6) Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (5) Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (4) Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (3) Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (1) Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (16) Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (15) Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (14) Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (13) Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (12) Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (10)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura