FOTO/ Rekordmenia polake kapet keq pas incidentit: Mirë që nuk isha në Tiranë, do t’ju bombardoja me çekiç

Oct 13, 2021 | 12:20
SHPËRNDAJE

Incidenti i ndodhur në sfidën Shqipëri-Poloni nxiti debat dhe reagime të shumta aq sa dhe vetë FIFA reagoi për këtë episod.

rekorddd

Teksa çështja tani është në dorë nga organi më i lartë i futbollit në botë, nuk mungojnë reagimet e ndryshme në rrjete sociale.

Një prej tyre dhe i Anita Ulodarçi, rekordmene botërore dhe kampione në hedhjen e çekiçit.

Anita ka postuar një foto në llogarinë e saj në ‘’Twitter’’ duke e shoqëruar me mbishkrimin: ‘’Sa keq që nuk isha aty në Tiranë. Do të bombardoja me çekiç tifozët shqiptarë për sjelljet e tyre jokorrekte’’, shkruan polakja duke i habitur të gjithë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura